Found entries


Book | Chapter | Verse | Text |
Genesis | 11 | 4 | Dhe thanë: "O burra, të ndërtojmë për vete një qytet dhe një kullë maja e së cilës të arrijë deri në qiell, dhe t'i bëjmë një emër vetes që të mos shpërndahemi mbi faqen e tërë dheut". |
Genesis | 11 | 5 | Por Zoti zbriti për të parë qytetin dhe kullën që bijtë e njerëzve ishin duke ndërtuar. |
Genesis | 11 | 6 | Dhe Zoti tha: "Ja, ata janë një popull i vetëm dhe kanë të gjithë të njëjtën gjuhë; dhe kjo është ajo që ata filluan të bëjnë; tani asgjë nuk ka për t'i penguar ata të përfundojnë atë që kanë ndërmend të bëjnë. |
Genesis | 11 | 7 | O burra, të zbresim pra atje poshtë dhe të ngatërrojmë gjuhën e tyre, në mënyrë që njëri të mos kuptojë të folurën e tjetrit". |
Genesis | 11 | 8 | Kështu Zoti i shpërndau mbi faqen e tërë dheut dhe ata pushuan së ndërtuari qytetin. |
Genesis | 11 | 9 | Prandaj këtij vendi iu dha emri i Babelit, sepse Zoti aty ngatërroi gjuhën e tërë dheut dhe i shpërndau mbi tërë faqen e dheut. |
Genesis | 11 | 10 | Këta janë pasardhësit e Semit. Në moshën njëqind vjeç Semit i lindi Arpakshadi, pikërisht dy vjet pas përmbytjes. |
Genesis | 11 | 11 | Mbas lindjes të Arpakshadit, Semi jetoi pesëqind vjet dhe i lindën bij dhe bija. |
Genesis | 11 | 12 | Arpakshadi jetoi tridhjetë e pesë vjet dhe i lindi Shelahu. |
Genesis | 11 | 13 | Mbas lindjes së Shelahut, Arpakshadi jetoi katërqind e tre vjet dhe i lindën bij dhe bija. |
Genesis | 11 | 14 | Shelahu jetoi tridhjetë vjet dhe i lindi Eberi. |
Genesis | 11 | 15 | Mbas lindjes së Eberit, Shelahu jetoi katërqind e tre vjet dhe i lindën bij dhe bija. |
Genesis | 11 | 16 | Eberi jetoi tridhjetë e katër vjet dhe lindi Pelegu. |
Genesis | 11 | 17 | Mbas lindjes së Pelegut, Eberi jetoi katërqind e tridhjetë vjet dhe i lindën bij dhe bija. |
Genesis | 11 | 18 | Pelegu jetoi tridhjetë vjet dhe i lindi Reu. |