menu.png
Lost Password ?

Bible Search

 (Index)


Found entries

•••► •••►
Book Chapter Verse Text
Genesis 4 26 Edhe Sethit i lindi një djalë, të cilin e quajti Enosh. Atëherë filluan të kërkojnë emrin e Zotit.
Genesis 5 1 Ky është libri i prejardhjes së Adamit. Ditën që Perëndia krijoi njeriun e bëri të ngjashëm me Perëndinë.
Genesis 5 2 Ai i krijoi mashkull dhe femër, i bekoi dhe u dha emrin njeri, ditën që u krijuan.
Genesis 5 3 Adami jetoi njëqind e tridhjetë vjet dhe i lindi një djalë që i përngjiste, një lloj në shëmbëlltyrë të tij dhe e quajti Seth.
Genesis 5 4 Mbas lindjes së Sethit, Adami jetoi tetëqind vjet dhe pati bij dhe bija.
Genesis 5 5 Kështu Adami jetoi gjithsej nëntëqind e tridhjetë vjet; pastaj vdiq.
Genesis 5 6 Sethi jetoi njëqind e pesë vjet dhe i lindi Enoshi.
Genesis 5 7 Pas lindjes së Enoshit, Sethi jetoi tetëqind e shtatë vjet dhe pati bij e bija të tjerë.
Genesis 5 8 Kështu tërë koha që Sethi jetoi qe nëntëqind e dymbëdhjetë vjet; pastaj vdiq.
Genesis 5 9 Enoshi jetoi nëntëdhjetë vjet dhe i lindi Kenani.
Genesis 5 10 Mbas lindjes së Kenanit, Enoshi jetoi tetëqind e pesëmbëdhjetë vjet dhe pati bij e bija të tjerë.
Genesis 5 11 Kështu Enoshi jetoi gjithsej nëntëqind e pesë vjet; pastaj vdiq.
Genesis 5 12 Kenani jetoi shtatëdhjetë vjet dhe i lindi Mahalaleeli.
Genesis 5 13 Mbas lindjes së Mahalaleelit, Kenani jetoi tetëqind e dyzet vjet dhe pati bij e bija të tjerë.
Genesis 5 14 Kështu Kenani jetoi gjithsej nëntëqind e dhjetë vjet; pastaj vdiq.

Page:   3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13