Found entries


Book | Chapter | Verse | Text |
Genesis | 5 | 15 | Mahalaleeli jetoi gjashtëdhjetë e pesë vjet dhe i lindi Jaredi. |
Genesis | 5 | 16 | Mbas lindjes së Jaredit, Mahalaleeli jetoi tetëqind e tridhjetë vjet dhe pati bij e bija të tjerë. |
Genesis | 5 | 17 | Kështu Mahalaleeli jetoi gjithsej tetëqind e nëntëdhjetë e pesë vjet; pastaj vdiq. |
Genesis | 5 | 18 | Jaredi jetoi njëqind e gjashtëdhjetë e dy vjet dhe i lindi Enoku. |
Genesis | 5 | 19 | Mbas lindjes së Enokut, Jaredi jetoi tetëqind vjet dhe pati bij dhe bija të tjerë. |
Genesis | 5 | 20 | Kështu Jaredi jetoi gjithsej nëntëqind e gjashtëdhjetë e dy vjet; pastaj vdiq. |
Genesis | 5 | 21 | Enoku jetoi gjashtëdhjetë e pesë vjet dhe i lindi Methuselahu. |
Genesis | 5 | 22 | Mbas lindjes të Methuselahut, Enoku eci me Perëndinë treqind vjet dhe pati bij e bija të tjerë. |
Genesis | 5 | 23 | Kështu Enoku jetoi gjithsej treqind e gjashtëdhjetë e pesë vjet. |
Genesis | 5 | 24 | Pra Enoku eci me Perëndinë, por nuk u gjend më, sepse Perëndia e mori me vete. |
Genesis | 5 | 25 | Metuselahu jetoi njëqind e tetëdhjetë e shtatë vjet dhe i lindi Lameku. |
Genesis | 5 | 26 | Mbas lindjes së Lamekut, Metuselahu jetoi shtatëqind e tetëdhjetë e dy vjet dhe i lindën bij e bija. |
Genesis | 5 | 27 | Kështu Metuselahu jetoi gjithsej nëntëqind e gjashtëdhjetë e nëntë vjet; pastaj ai vdiq. |
Genesis | 5 | 28 | Lameku jetoi njëqind e tetëdhjetë e dy vjet dhe i lindi një bir; |
Genesis | 5 | 29 | dhe i vuri emrin Noe, duke thënë: "Ky do të na ngushëllojë për punën tonë dhe për mundin e duarve tona, për shkak të tokës që Zoti e ka mallkuar". |